Takimi me ambasadoren Kim, Nikolla: Diskutime me rëndësi për çështjen e integrimit europian të Shqipërisë

Yuri Kim Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Ambasadoren e ShBA, Yuri Kim.

Gjatë takimit u bisedua mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe fuqizimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja Kim i uroi Nikollës një sesion të ri parlamentar të suksesshëm.

Kryetarja e Kuvendit dhe Ambasadorja diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, në veçanti mbi rritjen e kontributit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian.

Gjithashtu u diskutua mbi mbështetjen e reformave për demokratizimin e jetës së vendit, rritjen e integritetit të institucioneve politike si edhe vijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteve   të Bashkuara të Amerikës.

Takimi me ambasadoren Kim, Nikolla: Diskutime me rëndësi për çështjen e integrimit europian të Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook