U arrestuan për 522 mijë eurot e gjetura në autobus/ Gjykata cakton masën “Arrest me burg” për shoferin Elidon Çela, “Detyrim paraqitjeje” për dy ndihmësit e tij

Thesi Me Leke

Gjykata ka dhënë vendimin për masën e sigurisë për personat e arrestuar në portin e Durrësit, ku u kapën 522 mijë euro në tavanin e një autobusi,.

Gjykata caktoi masën “Arrest me burg” për shoferin Elidon Çela dhe “Detyrim paraqitjeje për dy ndihmësit e tij Dritan Kamberin dhe Anold Cankja.

Kujtojmë se në operacinin e kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit, u sekuestruan rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Ndërkohë ditën e djeshme është zbardhur dëshmia e shoferit Elidon Çela. Ai ka deklaruar se paratë janë si pasojë e bizneseve dhe se janë kursime familjare.

Arena e Lajmit

U arrestuan për 522 mijë eurot e gjetura në autobus/ Gjykata cakton masën “Arrest me burg” për shoferin Elidon Çela, “Detyrim paraqitjeje” për dy ndihmësit e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook