“Abuzime me kulla te Liqeni Artificial dhe sheshi”, Meta: Nami në Tiranë me lejet e ndërtimit, policia troket te ata që riparojnë pllakat e korridorit

Meta 2

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij gjatë takimit me mbështetësit në Kombinat, sa i përket shtimit të numrit të lejeve të ndërtimit në kryeqytet.

“Ju e dini se është bërë nami në Tiranë me lejet e ndërtimit janë dhënë rreth 4 mln metra katror leje ndërtimi sipas të dhënave të INSTAT në 7 vite. Me qindra kulla janë dhënë në Tiranë dhe normalisht policia bashkiake vjen dhe troket në dyert tuaja edhe kur riparoni pllakat e shtëpisë apo ndërroni vetrat e dritares. Por për abuzimet që bëhen me kullat në mes të sheshit apo pranë liqenit artificial ato nuk i shikojnë dot sepse janë shumë të vogla

Abuzimi që bëhet me banesat sociale në Tiranë është i ndjeshëm. Bashkia e Tiranës ka dhënë 1 mln e 945 mijë metra katror leje për ndërtime me sipërfaqe banimi me mbi 2 mijë metra katror. Në bazë të ligjit duhet që 3% e sipërfaqes së ndërtimit ti kalojë fondit të strehimit të bashkisë së Tiranës si apartamente të gatshme, kjo do të thotë se 58 mijë metra katror të ndërtuar duhet të jetë në dispozicion të bashkisë, pra të qytetarëve. Por nga informacioni zyrtar i vetë bashkisë ajo do të disponojnë vetëm 32 mijë metra katror, Pra mungojnë 25 mijë metra katror nga detyrimi që i jep ligji”, u shpreh Meta.

“Abuzime me kulla te Liqeni Artificial dhe sheshi”, Meta: Nami në Tiranë me lejet e ndërtimit, policia troket te ata që riparojnë pllakat e korridorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook