Egnatia nis punën pa të huajt, trajneri Tetova tregon planin e verës

Ashtu siç edhe ishte programuar, rrogozhinasit në fillim të javës kanë zbritur në fushën e stadiumit “Arena Egnatia”, ku kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

EGNATIA 1

Stafi teknik me në krye durrsakun Edlir Tetova, që do të drejtojë Egnatian këtë sezon, shoqëruar nga dy ndihmësit e tij, Françesko Vitobelo dhe Edurat Thartori, kanë qenë të parët që inspektuan ambientet e stërvitjes.

Më pas të gjithë futbollistët janë rreshtuar ku trajneri Tetova u ka dhënë direktivat e para.

Në seancën e parë stërvitore u paraqitën thuajse të gjithë lojtarët e vjetshëm që janë mbajtur nga drejtuesit dhe krahas tyre ishin edhe përforcimet e kryera nga Egnatia në merkaton e verës.

Por në këtë fillim pune për sezonin e ri ra në sy mungesa e futbollistëve të huaj, si Pedro, Delarzh, Agekpornu dhe Xhekson që janë kontingjent i vitit të shkuar, si dhe ish-mbrojtësi nigerian i Partizanit, Sodiq Atanda, që është një nga afrimet e shumta të rrogozhinasve në merkato.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” trajneri Tetova që ka sqaruar për kohën që do t’i duhet për bashkimin e grupit, si dhe fazat që do të ndjekë skuadra gjatë përgatitjeve.

EDLIR TETOVA 2

“Siç ndodh gjithmonë, lojtarët e huaj për probleme linjash të fluturimit i bashkohen ekipit 2-3 ditë me vonesë. Brenda datës 10 korrik grupi do të jetë i plotësuar.

Ne kemi planifikuar që të hënën e ardhshme të vazhdojmë përgatitjet me kontingjent të plotë.

Siç kemi deklaruar, fazën intensive përgatitore kemi vendosur ta kryejmë në Ohër, ku do të zhvillojmë edhe disa ndeshje miqësore”, u shpreh trajneri Edlir Tetova.

Egnatia e ka shpallur tashmë objektivin e saj, që nuk do të jetë më për mbijetesë.

Me investimet e kryera në këtë merkato, president Agim Demrozi pretendon që Egnatia të jetë më lart se sezonin e shkuar, ku mbijetesa u sigurua me ndeshje shtesë ndaj Korabit.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Egnatia nis punën pa të huajt, trajneri Tetova tregon planin e verës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook