EKSKLUZIVE/ Kalimi në turin e dytë të Champions-it, Tirana hap “thesin”. Zbulohet shuma e majme në rast kualifikimi

Tirana do të luajë sot në orën 19:30, sfidën ndaj Dudelanzhit në Luksemburg, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it.

TIRANA CHAMPIONS

Burime pranë klubit thonë se nëse kampionët e Shqipërisë ia dalin të kualifikohen, shpërblimi do të jetë afro 100 mijë euro.

Sfidën e dytë bardheblutë do ta luajnë ndaj ekipit luksemburgas në datën 12 korrik, në orën 20:00, në stadiumin “AIR Albania”.

Nëse kampionët e Shqipërisë arrijnë të kualifikohen do të kenë përballë në turin e dytë fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.

Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të sfidojnë humbësin e çiftit Zrinjski-Sherif Tiraspol.

Nga i dërguari ynë në Dudelanzh, OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Kalimi në turin e dytë të Champions-it, Tirana hap “thesin”. Zbulohet shuma e majme në rast kualifikimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook