EKSKLUZIVE/ Kaosi me bursat e KOKSH, reagon Fidel Ylli: Ja e vërteta…

Fidel Ylli ka reaguar në lidhje me situatën për bursat e sportistëve.

FIDEL YLLI 1

Presidenti i KOKSH-it ka deklaruar se ndarja e bursave është bërë transparente gjatë asamblesë dhe se vulën për përcaktimin e sportistëve e vendos në fund Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Një ditë më parë “Panorama Sport” publikoi lajmin se ndarja e bursave për sportistët shqiptarë nuk është transparente dhe se nuk ka asgjë të publikuar në websajtin zyrtar të KOKSH-it.

“Lexova shkrimin tuaj në gazetë dhe më duhet të saktësoj se e vërteta është ndryshe. Ne bursat i kemi bërë transparente në Asamble.

Natyrisht, ne bëjmë një listë me emra të sportistëve tanë në federata të ndryshme dhe ato më pas ia dërgojmë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, sepse paratë për bursat i akordon ky institucion.

Aty më pas, duke marrë parasysh ranglistën e sportistëve, është ky organizëm që vë vulën për bursat dhe miraton sportistët sipas renditjes së tyre në disiplinat respektive.

Por ne kemi qenë shumë transparentë dhe e kemi bërë publike në televizion “live” ndarjen e bursave.

Madje, sportistët edhe i kanë marrë paratë për disa muaj, ndërkohë që afro 25 mijë dollarë nuk ishin disbursuar ende nga IOC.

Po ju them se kur kreu i IOC-s, Tomas Bah, vizitoi Tiranën pak ditë më parë, unë sërish e ngrita si problem, pasi na i kishin premtuar bursat që në janar, por nuk ishin akorduar.

Ai urdhëroi menjëherë një prej drejtorëve përkatës që të disbursohen paratë. Nuk ka asnjë mungesë transparence.

Unë kam ardhur për të kontribuuar në këtë detyrë dhe jo për të marrë ndonjë gjë. Për këtë duhet të jemi të qartë”, deklaroi Ylli për gazetën.

I pyetur se përse Komiteti Olimpik i Kosovës e publikon listën e sportistëve që trajtohen me bursë në webfaqen zyrtare, Ylli deklaroi:

“Ne e kemi bërë ‘live’ në Asamble ndarjen. Më transparente se kaq nuk ka. Madje, na erdhi konfirmimi nga IOC për 10 sportistë, 6 djem dhe 4 vajza”

ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

Transparenca/ Hije skandali, KOKSH fsheh ndarjen e bursave


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Kaosi me bursat e KOKSH, reagon Fidel Ylli: Ja e vërteta…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook