Erdhi të bënte bomberin, sulmuesi bëhet barrë për Kukësin. Verilindorët kërkojnë ta…

Teksa Kukësi po përgatitet që të nisë një sezon të gjatë edhe të vështirë, ende në klub ka disa çështje për t’u zgjidhur.

PUNTUS

Sezoni i dobët që lanë pas, ku për të dytin vit radhazi nuk morën dot pjesë në Kupat e Europës, ashtu siç edhe pritej, po sjell ndryshime.

Përpos stafit teknik që mbylli bashkëpunimin, rëndon dështimi edhe te futbollistët që milituan në këtë skuadër.

Një pjese të madhe të lojtarëve nuk iu ofrua rinovimi pas mbylljes së kontratës, pasi nuk ishin më në planet e klubit, ndërsa jo të gjithë ata që kanë një kontratë edhe për këtë sezon do të vijojnë të qëndrojnë.

PUNTUS – Një nga zhgënjimet e sezonit që sapo lamë pas ishte edhe sulmuesi moldav Artiom Puntus.

Edhe pse vinte në Kukës si një kontigjent i kombëtares moldave, 27-vjeçari dha shumë pak nga repertori i tij.

Në fillim të edicionit, duke besuar në potencialin e sulmuesit, klubi arriti marrëveshjen për firmosjen e një kontrate dyvjeçare, por paraqitjet e tij nuk ishin pozitive.

Sulmuesi shënoi vetëm një gol gjatë gjithë sezonit, edhe pse u mor si “pyka” që do të udhëhiqte sulmin verilindor, ndërsa në disa ndeshje nuk luajti edhe për shkak të dëmtimeve.

Madje, as kampionatin nuk e mbylli dot për arsye dëmtimi, duke kryer një operacion që nuk dihet se sa mund ta mbajë larg fushave.

Për këtë sezon ai nuk është më në planet e klubit, por kontrata e mban ende të lidhur dhe në Kukës shpresojnë që të zgjidhin gjithçka me konsensus.

Paga e tij rëndon jo pak xhepat e klubit, ndërsa marrëveshja shihet si zgjidhja më e mirë për të dyja palët, në një kohë kur edhe lojtari nuk kaloi një sezon të mirë.

Për momentin, moldavi vijon të jetë lojtar i verilindorëve, sepse në klub nuk kanë bërë asnjë lajmërim rreth tij, çka nënkupton se vijon të respektohet kontrata.

Sakaq, në këto role skuadra ka aktualisht dy lojtarë të afruar, siç është kroati Ante Zivkoviç, si edhe rikthimi i Kejdi Dacit nga huazimi gjashtë mujor te Teuta.

Nëse në fund Puntus dhe klubi i Kukësit nuk arrijnë në një konsensus, atëherë moldavi do të mbetet pjesë e verilindorëve.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Erdhi të bënte bomberin, sulmuesi bëhet barrë për Kukësin. Verilindorët kërkojnë ta…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook