“Jaja Ture ka qenë udhërrëfyes për mua”, Kesi prezantohet te Barcelona: Telefonata e Ksavit nuk mund të refuzohej, dua trofe me katalanasit!

Mesfushori më i ri i Barcelonës, Frank Kesi, nuk ka pritur të mërkurën për të dhënë përshtypjet e tij të para si pjesë e klubit katalanas. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të prezantohet sot nga klubi, pas transferimit me parametra zero nga Milani. 26- vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën, duke pasur edhe një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh. Frank Kesi do të jetë afrikani i 18-të në historinë e Barcelonës dhe i dyti nga Bregu i Fildishtë, pas Jaja Turesë. Kesi ka folur për televizionin e Barcelonës, duke e cilësuar transferimin te skuadra e drejtuar nga Ksavi Hernandez si një shans të madh në karrierën e tij. “Kam ardhur në një skuadër të madhe dhe kjo më bën të ndihem i lumtur. Kam uri për të zbritur në fushë dhe për të treguar se jam i vlefshëm për këtë ekip. Dua të jap më të mirën time dhe të ndihmoj skuadrën për të fituar trofe”, kanë qenë fjalët e para të mesfushorit.

KESI

FIZIONOMIA E KESIT – Mesfushori nga Bregu i Fildishtë e ka cilësuar veten një lojtar punëshumë e fjalëpakë. “Nuk jam një lojtar që pëlqen të reklamohem. Unë jam ai tip lojtari që punon vazhdimisht, çdo ditë e më shumë, për të arritur të fitojë trofe të rëndësishëm”, ka thënë ai.

POZICIONI NË FUSHË – “Kjo nuk është një pyetje së cilës mund t’i përgjigjem unë. Në fund është trajneri ai që vendos. Ai e di se ku mund të jap më të mirën për skuadrën”.

OBJEKTIVAT – “Unë e di se kam ardhur në një klub të madh, me një histori të shkëlqyer. Edhe unë nuk bëj ndryshim nga futbollistët e tjerë. Ëndrra e të gjithëve është fitimi i trofeve. Në fund të ditës, ne luajmë për të fituar trofe”.

KESI 2

ROLI I JAJA TURESË – Kesi ka treguar se një nga personat më të rëndësishëm që kanë ndikuar në vendimin e tij për t’iu bashkuar Barcelonës ka qenë Jaja Ture. Ish-mesfushori i katalanasve ka qenë një udhërrëfyes për bashkëkombësin e tij. Në fakt, një të tillë e kishte pranuar dhe vetë Ture në një intervistë të hënën pasdite. “Jaja Ture është idhulli im. Ka enë një mesfushor madhështor. Për më shumë, ishte nga Bregu i Fildishtë sikurse dhe unë. Kam pasur fatin të luaj me të dhe tashmë i uroj vetes të kem fatin të kem një karrierë të ngjashme me të tijën”.

TELEFONATA E KSAVIT – Ish-milanisti nuk ka harruar të përmendë në intervistën e tij edhe rolin e trajnerit të Barcelonës,Ksavi Hernandez. “Kur të telefonon një trajner si Ksavi, gjëja e parë që mendon është se lodhja dhe puna juaj janë vlerësuar. Gjithçka ia ka vlejtur. Tani mezi pres të zbres në fushë e të punoj me Ksavin dhe shokët e skuadrës”, ka thënë Kesi.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI


Loading…

Loading…

“Jaja Ture ka qenë udhërrëfyes për mua”, Kesi prezantohet te Barcelona: Telefonata e Ksavit nuk mund të refuzohej, dua trofe me katalanasit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook