Autoritetet gjermane arrestuan gjashtë shpërndarës droge shqiptarë në Ingolstadt më 24 tetor, ndërsa në total u sekuestruan mbi 1 kilogram kokainë, 400 gramë marijuanë dhe një sasi prej 10 mijë eurosh.
Policia e Ingolstadt-it raportohet se kishte disa muaj që hetonte grupin shqiptar të autorëve të dyshuar për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike. Personat e arrestuar i përkasin moshave nga 24 deri në 42 vjeç, ndërsa rreth 50 oficerë nga departamente të ndryshme të policisë në Ingolstadt, si dhe policia kriminale e nga selia në Bavarinë Veriore, u përfshinë në operacionin e madh ndaj tyre.
Me kërkesë të prokurorisë publike të Ingolstadt, të dyshuarit janë sjellë para gjykatës e cila ka lëshuar urdhër arrest për të gjashtë shqiptarët të cilët janë dërguar në burg.
Arena e Lajmit