Shtatë afrime në merkato, Skënderbeu ndryshon “look” (FORMACIONET)

Nuk ndryshojnë vetëm ligën, por edhe pamjen. Skënderbeu vjen i tjetërsuar në Kategorinë e Parë.

SKENDERBEU 1

Gati një muaj pasi mbyllën llogaritë me elitën, bardhekuqtë humbën një pjesë të mirë të titullarëve. Me 14 largime në total në këtë merkato dhe plot 7 afrime, është logjike që korçarët do të kenë tjetër “look” për sezonin e ri. E megjithatë, risia e parë do të vijë në koncept.

Me rikthimin në stol, Migen Memelli do të tentojë që të sjellë tjetër mentalitet në ekip.

Do të jenë më shumë agresivë dhe sulmues, për t’iu përgjigjur ndoshta edhe asaj që i pret në inferiore. Duke qenë se do të kërkojnë ngjitjen direket në Superiore, duhet të imponohen.

Ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim, bardhekuqtë nuk do jenë më ajo skuadra solide dhe shumë mbrojtëse.

E thënë troç, edhe skema preket nga ky “revolucion”.

Drejtuesit në dy sezonet e fundit i kishin mëshuar 3-5- 2 apo 5-3-2, rreshtim që i jepte peshë prapavijës dhe sulmit i mbetej që të befasonte me daljet e shpejta.

Tani, me shumë mundësi, korçarët do të luajnë më përpara, edhe për shkak të objektivave që kanë. Ndaj për këtë pritet një ekip i rikthyer në skemën 4-3-2-1 ose 4-3-3.

Ndryshimet – Kur jemi në kulmin e merkatos dhe Skënderbeu ende nuk ka siguruar lojtarët që pret të marrë nga elita, nuk mund të dalësh në konkluzione për ndryshimet që pëson formacioni.

E megjithatë, 7 përforcime nuk janë pak dhe mund të thuhet që klubi ka hedhur baza të forta.

Me organikën që ka deri tani në dispozicion, Skënderbeu do të dalë për herë të parë me të tjerë protagonistë. Garë do të ketë praktikisht në çdo repart, duke filluar nga porta, atje ku Herdis Alliu do të luftojë për një vend titullari me Shkëlzen Rucin.

Në prapavijë, i sigurt është Erlis Frashëri në krahun e djathtë, për të vijuar më pas me dyshen Rapa e Elvis Prençi në qendër dhe me Ardit Peposhin në pritje për të mbuluar krahun e majtë.

Në mesin e fushës, duket se korçarët kanë zbrazëti zgjedhjesh.

Kosta Vangjeli, Ramin Alii dhe Doseh janë të vetmit që mund të bëjnë mesfushën për momentin, teksa këtu priten afrime në masë. Ndërsa sulmi duket se është pronë e Berishës, kongolezit Gutrand dhe Pusit në majë.

SKE

SKE 1

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Shtatë afrime në merkato, Skënderbeu ndryshon “look” (FORMACIONET)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook