Statistikat e Tiranës në Champions/ Elvis Sina, rekordmeni i paraqitjeve. Listën e golashënuesve e kryeson kapiteni legjendar i bardhebluve

Tirana zhvillon sot ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it ndaj Dudelanzhit në Luksemburg, në orën 19:30.

TIRANA CHAMPIONS

Gjatë një hulumtimi në faqen zyrtare të UEFA-s, “Panorama Sport” ka vërejtur futbollistët me më shumë paraqitje dhe me më shumë gola në kompeticionin madhor europian për klube, Champions ose ish-Kupa e Kampionëve.

Elvis Sina përveçse është me më shumë ndeshje me Tiranën në këtë kompeticion me 17 të tilla, por është rekordmeni me aktivizim nga lojtarët e skuadrave shqiptare në Champions.

Pas tij te Tirana vijnë Dabulla me 15 paraqitje, Muka me 14, Dede dhe Hajdari me 13 dhe Krenar Alimehmeti me 12 ndeshje.

Sa i përket golave te Tirana në Champions kryeson Devi Muka me 5 gola, Agustin Kola dhe Indrit Fortuzi me 3, Arben Minga, Hodja dhe Dabulla me 2 gola.

Vlen të theksohet se Tirana ka zhvilluar në total në Champions, 42 ndeshje.

LISTA E PLOTË –

tir 1

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Statistikat e Tiranës në Champions/ Elvis Sina, rekordmeni i paraqitjeve. Listën e golashënuesve e kryeson kapiteni legjendar i bardhebluve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook