Policia spanjolle njoftuar se ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me grabitje të vilave luksoze në zonat e pasura të Spanjës.
Mes vilave të shënjestruara prej tyre mësohet se ka qenë edhe vila e Ronaldo “Fenomenit”, brenda së cilës pretendohet se është vjedhur pasuri që shkon në miliona euro.
Sipas Policisë, vendase bëhet me dije se janë arrestuar 7 persona, që sipas tyre janë pjesë e një grupi kriminal me origjinë shqiptare.
Mediat vendase që iu kanë referuar operacionit policor bëjnë me dije se arrestimi është kryer menjëherë sapo ishte thyer vila në Ibiza, brenda së cilës në fakt nuk gjendej Ronaldo por një miku i tij, Marco Verrati, futbollisti i PSG-së dhe i kombëtares italiane.
Policia njofton se në banesën luksoze sendet e vjedhura kapin shifrat e 3 milionë eurove, sende që ata pretendojnë se i kanë sekuestruar në kushtet e flagrancës.
Në momentin e arrestimit të dy prej anëtarëve të organizatës, sendet e vjedhura u gjetën në makinat që ata merrnin me qira.
Tri grabitje janë kryer në provincën e Malaga-s dhe në ishullin Balearik të Ibizës, ku janë gjetur prova që i lidhin me 15 akte të tjera ndaj shtëpive luksoze në provincat e Alicante, Malaga dhe Murcia.
Hetimi filloi në fund të vitit 2021, kur u zbuluan disa vjedhje brenda vilave luksoze të banuara në Costa del Sol, Murcia dhe Ibiza gjatë natës së Vitit të Ri.
Sipas dosjes, bëhet me dije se agjentët zbuluan se përgjegjësit e organizatës vizituan qytetet Malaga, Barcelona dhe Ibiza në të njëjtën ditë, gjë që i bëri ata të dyshonin se mund të kryhej një tjetër “goditje”.
Pasi mësuan më 28 qershor se anëtarët e rrjetit kriminal mund të udhëtonin me traget nga ishulli Ibiza për në Malaga të Denias, në port u vendos një pajisje vëzhgimi dhe gjatë kësaj kohe agjentët mësuan se sapo ishte kryer një grabitje në një vilë luksoze e një futbollisti të njohur në të cilën kishin vjedhur bizhuteri dhe ora me vlerë rreth tre milionë euro.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…