Skuadra e Shkupit ka bërë një hap shumë të sigurt drejt kalimit të turit në Ligën e Kampioneve teksa ka mundur në turin e parë të turneut ekipin e Linkoln Red Imps.
Në sfidën e luajtur në Shkup, ekipi i drejtuar nga Goce Sedloski ka dominuar ndeshjen duke krijuar një mori rastesh para portës. Danfa dhe Adetunji shënuan në pjesën e parë për Shkupin, i cili në fraksionin e dytë të lojës mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Margelashvilit.
Por gjithsesi, nuk vonoi edhe goli i tretë me Çipolina i cili devijoi topin në portën e skuadrës së vet. Kështu, Shkupi mori një avantazh të ndjeshëm ndaj kampionëve të Gjibraltarit dhe është shumë pranë kalimit të turit, që do të ishte padyshim historik për këtë ekip.
Shkupi 3-0 Linkoln
Danfa 12′, Adetunji 29′, (ag) Çipolina 62′
GOLAT:
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…