Vodhi një automjet në një servis, në pranga 29-vjeçari në Vlorë

Policia 750x367 1

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi vodhi një automjet në në servis makinash.

Njoftimi i policisë: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 23.10.2022 ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vodhi një automjet në një servis, në pranga 29-vjeçari në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook