Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar në lidhje me një sondazh të kryer nga BalkanWeb, si rezultat i të cilit 84 % e qytetarëve shqiptarë kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria.
me anë të një postimi në Facebook, zonja Caka u shpreh se të kesh 84% të njerëzve kundër vetes, bën edhe priftin të kërcejë nga belaja, jo më Edi Ramën.
Ajo paralajmëroi se në ditët në vijim., ministrat e qeverisë do të kërcënojnë me rritje çmimesh, konfiskime, burg dhe maskime nëpër plazhe.
Postimi i plotë:
Të kesh 84% të njerëzve kundër vetes, bën edhe priftin të kërcejë nga belaja, jo më Edi Ramën, prandaj sot e në ditët në vijim bëhuni gati t’i dëgjoni gjithë Ministrat duke kërcënuar me rritje çmimesh, konfiskime, burg dhe maskime nëpër plazhe.
84% të nxjerr nga faza, nuk ke faj, por është më mirë të ikësh vetë, se 84% të shkul me rrënjë…
84%!!! Pupupuuuu…
Arena e Lajmit