Tirana do të përballet ditën e sotme në orën 19:30 ndaj Dudelanzhit në Luksemburg, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it.
“Panorama Sport”publikon pamjet e stërvitjes së lehtë të Tiranës, ku lojtarët shihen duke bërë “stretching” çlodhës përpara ndeshjes së sotme.
Gjithashtu kampionët e Shqipërisë kanë bërë edhe një analizë përpara sfidës ndaj luksemburgasve.
Ndeshjen e dytë bardheblutë do të luajnë ndaj ekipit luksemburgas në datën 12 korrik, në orën 20:00, në stadiumin “AIR Albania”.
Nëse kampionët e Shqipërisë arrijnë të kualifikohen do të kenë përballë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.
Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të sfidojnë humbësin e çiftit Zrinjski-Sherif Tiraspol.
Nga i dërguari ynë në Dudelanzh, OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit
Loading…
Loading…