Ishte shpallur në kërkim për kultivimin masiv të kanabisit, përfundon në pranga 53-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Sdfgsfdgfgds

Policia e Vlorës ka finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar “Mazhar” pasi ka arrestuar një 53-vjeçar i cili ishte dënuar më herët me 3 vite burgim për mbjellje të lëndës narkotike kanabis.

53-vjeçari Baski Mustafaraj raportohet se kishte mbjellë një sipërfaqe toke në pronësi të tij në fshatin Mazhar në Kotë të Vlorës në vitin 2014.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mazhar”.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, mbështetur dhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukurat e lartpërmendura, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Mazhar”, në kuadër të të cilit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Baki Mustafaraj, 53 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Kotë, Vlorë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në vitin 2014, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Mazhar, Kotë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ishte shpallur në kërkim për kultivimin masiv të kanabisit, përfundon në pranga 53-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook