Klubi i La Ligës e kërkonte me ngulm rikthimin e tij, Lacio merr vendimin final për transferimin e Muriqit te Majorka

E ardhmja e Vedat Muriqit duket të jetë gjithmonë e më larg Lacios, me klubin italian që po shqyrton mundësitë e transferimit për sulmuesin e Kosovës në këtë merkato. Një nga klubet që ka shfaqur interesin më të madh është dhe Majorka, skuadër ku sulmuesi e kaloi gjysmën e sezonit të shkuar në huazim, por që duket një pistë e mbyllur sipas zërave nga Spanja.

muriqi

Ka qenë e përditshmja “Marca” që ka publikuar lajmin ku thuhet se dy klubet i kanë ndërprerë bisedimet për sulmuesin pas mungesës së dakordësisë për çmimin e kartonit të lojtarit.

Majorka e dëshironte me ngul një rikthim të Muriqit pas paraqitjeve shumë pozitive të 28-vjeçarit gjatë kohës që kaloi në La Liga, por vështirësitë në negociata duket se e mbyllin këtë pistë, me sulmuesin e Kosovës që tashmë duhet të shikojë për opsione të tjera ku nuk përjashtohet një rikthim në Superligën Turke.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Klubi i La Ligës e kërkonte me ngulm rikthimin e tij, Lacio merr vendimin final për transferimin e Muriqit te Majorka

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook