Një investim i sigurt për të ardhmen, Juventusi “i grabit” Bajernit talentin e mesfushës

Një talent i ri në radhët e Juventusit, siç konfirmojnë burime brenda klubit, por edhe një tratativë e cila është pasqyruar nga shumë media prestigjioze në Gjermani, Spanjë e Itali, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një 17-vjeçar. Arsyeja është se Kenan Jildiz, talenti turko-gjerman, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë vendlindjen e prindërve deri tani (pjesë e Kombëtares turke U-17), etiketohet si një prej fantazistëve më të fortë në qarkullim për moshën dhe perspektiva është e gjitha në krahun e tij.

0-9-9--

Bajerni i Mynihut nuk arriti që ta bindë duke i ofruar edhe një kontratë prej profesionisti për të mos e lënë të largohet nga radhët e tyre, ndërkohë që edhe Barcelona ishte gati të bënte çdo gjë për Jildiz, por më kot. Ata që kanë fituar këtë betejë ka qenë Juventusi, pas dy vitesh tentativa për të bindur të riun dhe prindërit e tij. Driblimi i shpejtë, loja vertikale dhe asistet janë pika e tij e fortë, por edhe në zonën e golit nuk është aspak keq, përkundrazi.

Këto cilësi patën bërë që Bajerni të provonte të mos e lëshonte, ndërsa të tjerët ta kishin në radhët e tyre, ndonëse nga sezoni i ardhshëm, Kenan Jildiz do të veshë bluzën bardhezi, por nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës U-19 apo asaj U-23 për momentin. Nëse turko-gjermani do të respektojë pritshmëritë, Juvja e ka në shtëpi fantazistin e së ardhmes.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Një investim i sigurt për të ardhmen, Juventusi “i grabit” Bajernit talentin e mesfushës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook