Astrit Ramadani, ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos ka udhëtuar tri orë me makinë për të ndjekur dje stërvitjen e bardhebluve në Dudelanzh të Luksemburgut, ndërkohë që do të jetë edhe sot në stadium.
“Nuk kam pasur mundësi ta shoh, se po pata mundësi Tiranën unë e shoh ditë e natë, por çfarë të bësh. A jam i kënaqur që është Tirana kampione…? Po kur ka qenë Tirana për gjë tjetër?…(qesh)
Tirana pikësynimin gjithmonë kampione e ka pasur dhe për Kupën e Republikës ka luajtur, nuk ka luajtur për gjë tjetër. Shpresoj nesër (sot) të marrin të paktën barazim”, deklaroi ai për “Panorama Sport”.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…