NGA I DËRGUARI YNË NË LUKSEMBURG, OLSI AVDIAJ
Tifozët e Tiranës kanë udhëtuar të shumtë në numër për të ndjekur skuadrën e zemrës në ndeshjen ndaj Dudelanzh në Luksemburg. Mbështetësit e zjarrtë të kampionëve të Shqipërisë, kanë vendosur që të jenë pranë ekipit në këtë ndeshje të parë në Ligën e Kampioneve me shpresën që të jenë një shtysë më shumë për kalimin e turit.
Kjo shihej edhe pak minuta pata fillimit të sfidës, teksa një numër i madh mbështetësish bardheblu janë grumbulluar para stadiumit për të qenë të pranishëm në këtë sfidë. Sipas stjuardëve në stadium priten rreth 300 mbështetës të Tiranës të pranishëm në këtë sfidë, por ky numër mund të jetë më i madh pasi prania e tyre sa vjen e rritet.
Ndërkohë, janë marrë masa të rrepta sigurie për sfidën dhe të gjithë tifozët i nënshtrohen një kontrolli të kujdesshëm para se të futen në impiant.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…