Vrau me thikë bashkëfshatarin, arrestohet pas rreth 2 muajsh autori i krimit në Pogradec

Pogradec

Rreth dy muaj pas krimit, arrestohet autori i vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollari në Pogradec. Policia ka vënë në pranga shtetasin Fatmir Manellari mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Më 7 shtator 63-vjeçari Manellari i mori jetën bashkëfshatarit të tij me armë të ftohtë pas konflikteve të vazhdueshme mes të dyve, të cilat kishin lindur për një rrugë e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65-vjeçar.

Fatos Manellari 63 vjeç ka goditur me mjet të ftohtë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij, i cili pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë nga plaga e marrë. Konflikti ndërmjet të dy shtetasve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht.

Familjarët e autorit u njohën nga mediat për vdekjen e Safet Hyskollarit, ndërkohë i biri theksoi se pas aktit të të atit, kishte dalë për ta kërkuar këtë të fundit dhe motivonte dorëzimin e tij. Jashtë kamerave ai tha se ndihej i rrezikuar, pasi familja e viktimës, mund të hakmerrej kundrejt tij dhe nënës.

Vrau me thikë bashkëfshatarin, arrestohet pas rreth 2 muajsh autori i krimit në Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook