Aksioni për katet pa leje, Berisha nxjerr vendimin: Si po i fton Rama trafikantët e drogës të pastrojnë paratë

Sali Berisha3

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se aksioni i fundit i qeverisë për të konfiskuar katet pa leje praktikisht po i fton baronët e drogës të pastrojnë paratë duke i blerë ato, para se t’I kalojnë shtetit.

Duke folur në konferencën për mediat nga Shkodra, ai tregoi një pikë të vendimit të qeverisë që u jep mundësi biznesmenëve të blejnë katet pa leje.

“Dje po lexoja që ka filluar betejën me katet pa leje. Njeriu që kontrollon gjithçka thotë në një pikë të vendimit “ai që do ti blejë katet shtesë, le ti blejë”. Kjo është licencë për të gjithë trafikantët e drogës që ti blejnë katet shtesë pasi të ndërtohen. Për trafikantët shopping kryesor janë katet e pallateve. Megjithëse se Shqipëria ka treguesin më të lartë në Europë të ndërtimit, ka çmimet e treta më të larta në Europë për sipërfaqe ndërtimi. Lumenjtë e drogës blejnë katet se nuk lahen dot ndryshe paratë”, tha Berisha.

Duke folur për opozitën ai u shpreh se “Pas 7 korrikut njeriu i vetëm që nuk foli dot gjysmë fale por iu nda fryma ishte Edi Rama. Ai që çdo ditë përgojonte dhe fliste për nja tre javë e harroi fjalën opozitë. Do ti mbahet fryma edhe më shumë në javët që vijnë. Pse? Ai pa një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr. Po të më pyesësh mua opozita është sot më e fortë se kurrë. Ka shumë punë për të bërë, por ajo që u arrit e dëshmon atë më të fortë se asnjëherë. Nga ky stacion opozita duhet të bëjë gjithçka për tu shtrirë në shoqërinë shqiptare dhe po punohet shumë në këtë drejtim. Edi Rama tani e dha policinë me koncension te baronët e drogës. Se sa policë mbeten për rendin dhe jetën e qytetarëve, ai nuk pyet”.

Aksioni për katet pa leje, Berisha nxjerr vendimin: Si po i fton Rama trafikantët e drogës të pastrojnë paratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook