E BUJSHME/ “Topçinjtë” e Arsenalit dërgojnë ofertë zyrtare për talentin shqiptar

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi! Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Edon Zhegrova. Sipas gazetarit të njohur Arlind Sadiku, klubi i Arsenalit, ka dërguar ofertë zyrtare për 23-vjeçarin, i cili aktualisht është pjesë e Lilës në Francë.

Zhegrova

Sipas gazetarit kosovar, Zhegrova, ka impresionuar “Topçinjtë” me paraqitjet e tij te skuadra franceze, kësisoj janë hedhur në sulm për shërbimet e tij.

Vlen të theksohet fakti, se Zhegrova u transferua nga Bazeli te Lila, në merkaton e muajit janar për 7 milionë euro. Mesa duket vetëm pak muaj kanë mjaftuar që shqiptari i Kosovës, të tërheqë vëmendjen e një klubi prestigjioz si Arsenali. Aktualisht vlera e 23-vjeçarit sipas “Transfermarkt” është 5 milionë euro. Me fanellën e Lilës, Zhegrova është aktivizuar 13 takime ku ka arritur të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

E BUJSHME/ “Topçinjtë” e Arsenalit dërgojnë ofertë zyrtare për talentin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook