E lidhur prej gjaku me mbretëreshën Geraldinë”, Princ Leka publikon foton e rrallë të Nënë Terezës me Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II

Capture

Princi Leka Zogu ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II.

Me anë të një postimi në Twitter, Princi Leka ndau foton e mbretëreshës në momentin kur dekoroi nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983.

Preinci leka ka zbuluar gjithashtu se mbretëresha britanike kishte lidhje fisnore me mbretëreshën Geralndinë.

Postimi i plotë:

Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonëealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madheshtisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.

Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983.

Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III.

E lidhur prej gjaku me mbretëreshën Geraldinë”, Princ Leka publikon foton e rrallë të Nënë Terezës me Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook