Juventus kërkon një sulmues të ri, takohet me menaxherin e… Alvaro Morata

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të ri. Bardhezinjtë duan të përforcojnë repartin e avancuar ku nuk kanë shumë alternativa cilësore për Vlahoviç apo një lojtar që t’ia lehtësojë punën futbollistit serb. Ndaj ka nisur kërkimi për një lojtar të fazës ofensive. Por për çudinë e të gjithëve, kontaktet e para i ka pasur me një lojtar i cili u largua nga bardhezinjtë vetëm pak ditë më parë.

morata vlahovic

Sipas mediave italiane, përfaqësues të Juventusit janë takuar në Milano me ato të Alvaro Morata. Juventusi i dha lamtumirën spanjollit në javën e kaluar duke e cilësuar të mbyllur aventurën e tij në Torino. Por me sa duket Alegri e sheh përsëri si një emër i cili mund të bëjë diferencën për bardhezinjtë.

Ndaj mes palëve ka pasur një takim për të shqyrtuar mundësinë e një kontrate të tretë mes palëve, ndonëse do të jetë e vështirë që të bindet Atletiko Madrid i cili dëshiron të shesë lojtarin e nuk do të pranojë më huazime siç insiston Juventusi që nuk ka mundësi të mëdha financiare për të bërë blerje.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Juventus kërkon një sulmues të ri, takohet me menaxherin e… Alvaro Morata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook