Klauzola, ish-presidenti Kalderon: CR7 do kishte paguar 30 mln po të mos kishte ardhur te Reali

Kristiano Ronaldo është transferuar 4 herë në karrierën e tij. Fillimisht kur Junajtidi e bleu nga Sportingu i Lisbonës në 2003 për 19 mln euro (18 vjeç).

EUYNaeOX0AI0YvO

E fundit ishte kur Juve e shiti te Junajtid për 25 mln euro verën e shkuar. Në mes janë 100 milionë eurot e Juves për ta transferuar nga Reali dhe shitja prej gati 100 milionë eurosh nga “Djajtë” te Reali në 2009, orkestruar nga ish-presidenti i madrilenëve, Ramon Kalderon, i cili zbulon:

“Kur bleva Ronaldon, Mendesh bëri një punë të shkëlqyer. Është një menaxher që mbron interesat e klientëve të tij në mënyrën më të mirë. Në fund të 2008-ës, Kristiano më telefonoi për të më thënë se do vinte në Madrid. Sapo kishte rinovuar me Junajtidin dhe do vinte një vit më vonë. Firmosëm një marrëveshje me penalitet 30 milionë euro në rast se të dyja palët do të ndryshonin mendje”, tregon Kalderon për “The Athletic”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Klauzola, ish-presidenti Kalderon: CR7 do kishte paguar 30 mln po të mos kishte ardhur te Reali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook