Ditën e sotme në qytetin e Vlorës një shtetas 70-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e tij të punës nga familjarët.
Raportohet se 70-vjeçari me iniciale A. H. punonte si roje në një subjekt privat në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ndërsa dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit