“Shfrytëzimi më i egër, duhet revoltë e pandërprerë”, Berisha për energjinë që do paguajnë shqiptarët: Për 1200 kilovat në Maqedoninë e V. paguhet rreth 130 euro, në Shqipëri 250 euro

Sali Berisha3

Kreu i PD-së Sali Berisha tregoi para mediave në konferencën në Shkodër mesazhin e një ekonomisti, ekspert të energjisë në Maqedoninë e Veriut.

Duke bërë llogaritë për fashën mbi 800 kilovat, Berisha tha se një qytetar në Maqedoninë e Veriut që harxhon 1200 kilovat paguan rreth 130 euro, ndërsa në Shqipëri paguhet 250 euro, pra 92% më shumë.

“Njoftoi dje se rritet me 42 lekë kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat. Do të thotë rritet 4.4 herë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Zvicrën, Gjermaninë, Francën, por a kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi. Po marr vetëm një shifër, ma dërgon një shqiptar ekonomist, ekspert në fushën e energjisë nga Shkupi. Në Maqedoni thotë kemi 4 fasha, me çmime të ndryshme të energjisë. Fasha me 210 ilovat. Tarifa ditore për këtë fashë është 26 euro se Maqedonia ka tarifë nate dhe e natës është tre herë me ulët se e ditës. Konsumi deri në 420 kilovat kushton 55 euro tarifa ditore mujore. Konsumi 70 kilovat kushton 9.8 euro. Kurse konsumi i 500 kilovatëve kushton 32 euro. Pra, një qytetar në Maqedoninë e Veriut që shpenzon 1200 kilovat e paguan këtë sasi të ndarë në 4 fasha. të gjitha bëjnë 123.94 euro. TVSH në Maqedoni është 5%, në total shkon pak më shumë se 130 euro. Në Shqipëri për atë që konsumon 1200 kilovat, 29280 lekë ose 250 euro. Shqiptarët paguajnë 92% më shumë energji elektrike se në Maqedoninë e Veriut. A nuk është shfrytëzimi më i egër, a nuk duhet të ngrihen një revoltë të pandërprerë? A mund të pranohet çmimi i naftës?”, deklaroi Berisha.

“Shfrytëzimi më i egër, duhet revoltë e pandërprerë”, Berisha për energjinë që do paguajnë shqiptarët: Për 1200 kilovat në Maqedoninë e V. paguhet rreth 130 euro, në Shqipëri 250 euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook