“Deri dje fajin e kishte Saliu, sot doli që e ka Gledisi”/ Noka: Shteti është në thundrën e krimit! Ata që e futën në varr policinë kurrë nuk mund ta ngjallin

Noka Gledis Nano

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në emisioni ‘Kjo javë’ me gazetaren Nisida Tufa tha  shteti është i kapur nga krimi.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se krimi i organizuar ka arritur në një stad shumë të lartë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është i dorëzuar totalisht, ndërsa shtoi se krimi shoqërohet me qeveritarë dhe natën është në terren.

Pjesë nga biseda në studio:

Shkarkimi i Gledis Nanos?

Noka: Ka një tendencë si në të gjitha sferat e tjera, jo vetëm siguria, kudo Edi Rama kurrë nuk pranon faj. Deri dje fajin e kishte Saliu sot doli që fajin e ka Gledisi. U përdor dhe më pas u hodh.

Pyetje: Nëse do të ishin ministër i Brendshëm çfarë do të bënit në këtë situatë?

Noka: Do të jepja dorëheqjen. Askush sot nuk ndihet  i sigurt përballë krimit. Askush sot nuk ndjen mbrojtje nga shteti. Krimineli ose shefin e komisariatit, apo drejtorin e paguan…Çfarë tha Gledis Nanon, 14 kriminelë ikën në drejtim të paditur… Shteti sot është i dorëzuar dhe është në thundrën e krimit. Ndërsa sa i përket zotit Rrumbullaku është oficer dinjitoz, por nuk e di sa i ka duart e lira sepse deri tani ka rezultuar se askush nuk i ka duar e lira. Unë e kam të vështirë të besoj se diçka do të ndryshojë. Nuk ka drejtor policie të guxojë të prekë shokët e ministrit apo kryeministrit. Situata ku është vetëm një vullnet politik e ndryshon ata që e futën në varr policinë kurrë nuk mund ta ngjallin.

Arena e Lajmit

“Deri dje fajin e kishte Saliu, sot doli që e ka Gledisi”/ Noka: Shteti është në thundrën e krimit! Ata që e futën në varr policinë kurrë nuk mund ta ngjallin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook