“Është larguar 27% e popullsisë”, Berisha: Rama e ka shndërruar administratën në një serë të ngrohtë hajdutësh. Rruga Korçë-Kolonjë zvarritet nga 2013

Berisha (2)

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se Shqipëria ka humbur nga 2014 deri në 2021 me largim në hapësirën e BE-së, 774 417 qytetarë, ose rreth 27% të popullsisë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Ersekë, Berisha tha se qeveria sillet si të ishte një qeveri kolonialiste dhe jo një qeveri e qytetarëve shqiptarë.

“Në qoftë se marrim këto 8 vite, krahasuar me 8 vitet e mëparshme, Shqipëria u rrit po të zbresim borxhet dhe diferencën në rritje 170 mld lekë më pak. Shqipëria në këto vite nga vendi me rrogat mesatare më të larta në rajon duke lënë mbrapa dhe Rumaninë dhe Bullgarinë është sot në vendin me rroga me të ulëta. Shqipëria që nga 2007 deri në 2014 pati rritje të përvitshme të popullatës ka humbur nga 2014 deri në 2021 me largim në hapësirën e BE-së, 774 417 qytetarë.
Rrallë mund të gjesh një vend në luftë civile që të ketë humbur 26-27 % të popullatës në një kohë të shkurtër si ne. Pa diskutim 80% e tyre të rinj.

Nuk ka vend, nuk di ndonjë vend nga ata që njoh unë që të kenë burime pasurore më të mëdha se Shqipëria, absolutisht. Por problemi është se këto burime pasurie nuk janë më një burim për banorët e saj, por një mallkim, se këto pasur natyrore shfrytëzohen sikur qeveria të ishte një qeveri kolonialiste dhe jo një qeveri e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Berisha tha se pasqyra më e qartë e asaj çfarë ka ndodhur është rruga Korçë-Kolonjë që zvarritet nga viti 2013 duke e krahasuar me atë Orikum-Sarandë.

“Ky vend ka potenciale të jashtëzakonshme prodhimi, në bujqësi, industri, miniera, turizëm dhe çdo fushë tjetër. Por ky vend në këto 8 vite po ta stigmatizojmë pasqyra më e qartë është rruga Korçë-Kolonjë.
Rruga Orikum-Sarandë rreth 80 km dhe rruga Korçë-Kolonjë 40 km. Orikum-Sarandë, terren shkëmbor, u përfundua në 18 muaj, rruga Korçë-Kolonjë është filluar në 2013, e kishte afatin në 2016, është shpallur se do përfundonte në 2019, u shpall se do të përfundonte në 2020 e me radhë. Pse kjo? Sepse rrugën Orikum-Sarandë e ndërtoi ai që meritonte dhe rastisi që ai që e meritonte ishte një ish-ministër i Partisë së punës dhe mundet dhe i qeverisë socialiste Ismail Ahmeti por që kishte një kompani serioze dhe vetë ishte serioz në punën që bënte. Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë ish-deputeti i PS-së dhe ky sapo erdhën socialistët në pushtet nuk bën gjë tjetër vetëm ndan para me ta. Në qoftë se loti i parë u prokurora me 17 mln euro 17 km, 4 km e lotit të dytë u prokuruan më 20 mln euro dhe vazhdon shtesa-shtesa se vazhdon vjedhja-vjedhja, as nuk ka tunel, as viadukt të madh, as nuk ka ura të zgjatura”, deklaroi kreu i PD.

Ai tha më tej se përveç grabitjeve që i bëhet pasurisë kombëtare, vidhen dhe shpërdorohen në mënyrë të tmerrshme fondet publike.
“Ndërtohet një shkollë me 4 mln euro. Në botë ka manuale ndërtimi, në botën perëndimore dy janë kryesorët, manuali amerikan dhe i BE-së janë dy kryesorët. Ato fillojnë me gozhdën dhe përfundojnë me tunelin, i kanë kostot për të gjitha, për çdo vepër publike. Vetëm Shqipëria ka manualin e korrupsionit dhe hajnisë. Në Europë një shkollë kushton 620 mijë euro apo dollarë. Në Tiranë para 3 muajsh është përfunduar shkolla 4 mln euro plus interesat 6.5% që po të ishte marrë në bankë e merrje me 3%. Edi Rama e ka shndërruar administratën në një serë të ngrohtë hajdutësh”, tha Berisha.

“Është larguar 27% e popullsisë”, Berisha: Rama e ka shndërruar administratën në një serë të ngrohtë hajdutësh. Rruga Korçë-Kolonjë zvarritet nga 2013

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook