“Gjendje e mjerueshme në shkolla”, denoncimi i deputetes së PD një ditë para nisjes së mësimit: Qeveria nuk ka vënë dorë për vite me radhë!

Dhurata Cupi

Në prag të çeljes së viti të ri shkollor, deputetja e Partisë demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të shkollave në vend.

Çupi ka postuar pamjet e një shkolle në Klos teksa ka thënë se “qeveria i ka lënë shkollat të degradojnë dhe nxënësit të largohen”.

“Mjerimi dhe shkretimi i shkollave
Nesër ata pak nxënës që kanë mbetur në fshatrat e Klosit do të shkojnë në shkolla, të cilat ke frikë t’i shohësh në video, jo më të bësh mësim atje. Pamjet flasin sa 1 mijë fjalë. Qeveria nuk ka vënë dorë për vitë me radhë, duke i lënë shkollat të degradojnë dhe nxënësit të largohen, bashkë me prindrit e tyre. Gjendja është alarmante dhe vazhdon të përkeqësohet vit pas viti. Shpopullimi masiv i Matit, Klosit, dhe i zonave të tjera të Veriut përmes mjerimit, braktisjes, diskriminimit është politikë antikombëtare dhe krimi më i madh i kësaj qeverie.”

Arena e Lajmit

“Gjendje e mjerueshme në shkolla”, denoncimi i deputetes së PD një ditë para nisjes së mësimit: Qeveria nuk ka vënë dorë për vite me radhë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook