Juventusi takohet me zëvendësuesin e De Ligt, takimin mes palëve e ndërmjetëson një… shqiptar

Ndërsa Bajerni i Mynihut dhe Çel si i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit për Matajs de Ligtin, ndonëse holandezi duket se ka zgjedhur dhe ka gjetur akordin për të lënë Juventusin për rekordmenët e Bundesligës, “Zonja e Vjetër” ka nisur nga dje që të bëjë hapin e parë të madh. Si pasardhës të 22-vjeçarit, bardhezinjtë kanë zgjedhur Kalidu Kulibainë, emrin që ka urdhëruar trajneri Alegri të stërvitë, ndonëse lista për post-De Ligtin është e gjatë dhe vazhdon me Bremerin e Torinos, Gabrielin e Arsenalit, Kimpemben e PSG-së etj. Drejtori sportiv i Juventusit, Federiko Kerubini, është takuar dje në Milano (aty ku është edhe selia e merkatos italiane) me Fali Ramadanin, përfaqësuesin e futbollistit nga Senegali dhe njeriun që ka në dorë të bëjë ndërmjetësimin ne Napolin për shitjen.

KULIBALI

Fakti që Kulibali është në vitin e fundit të kontratës me të kaltrit dhe nuk ka pranuar që të rinovojë, ia lehtëson disi gjërat Juventusit, pasi Napoli është i dëshpëruar që të arkëtojë dhe baza e akordit është mes 30- 40 milionë eurove. Këtë shifër në Torino janë gati ta paguajnë me vrap vetëm për Kulibalinë për momentin, duke qenë se për nga karakteristikat fizike e teknike, por edhe garancinë që ofron në fushë, afrikani është i vetmi që i afrohet ish-kapitenit Xhorxho Kielini. Takimi mes Kerubinit dhe përfaqësuesit shqiptar të Kulibalisë (Fali Ramnadani është një menaxher shqiptar i Maqedonisë së Veriut) ka zgjatur afro dy orë, duke treguar se janë konsumuar disa detaje shumë të rëndësishme mes palëve.

Madje, detyra më e rëndësishme e Ramadanit do të jetë ajo që të bindë Kulibalinë që të pranojë Juventusin, atë skuadër që tifozët e Napolit e urrejnë dhe i kërkojnë atij që të mos e zgjedhë. Gjithsesi, në futboll respekti është diçka që nuk sjell para dhe në Torino janë gati që të paguajnë plot të tilla vetëm që Kulibali të pranojë të bëjë të njëjtën rrugë siç bëri Gonzalo Higuain në 2016-ën, ndonëse edhe ai fillimisht kishte premtuar se nuk do të pranonte kurrë bardhezinjtë. Këta të fundit kanë shtruar madje që dje edhe ofertën e parë, 8 milionë euro në sezon, e njëjta pagë që fiton Matajs de Ligt, një rrogë kjo më e lartë sesa 6 milionët që 31-vjeçari Kulibali fiton aktualisht te Napoli.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Juventusi takohet me zëvendësuesin e De Ligt, takimin mes palëve e ndërmjetëson një… shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook