Mesfushori portugez, Serxhio Oliveira arriti ta impresiononte trajnerin e Romës, Zhoze Murinjo gjatë periudhës që kaloi i huazuar te klubi verdhekuq. Sidoqoftë duket se kjo dëshirë e teknikut portugez për rikthimin e tij nuk do të realizohet, me Oliveirën i cili është pranë transferimit te Galatasarai.
Porto e cila ka në pronësi kartonin e 30-vjeçarit duket të ketë gjetur akordin me klubin turk për transferimin e tij për një shifër rreth 3 milionë euro, me mesfushorin që ka dhënë gjithashtu miratimin për këtë transferim.
Roma nuk e pa të arsyeshëm këtë investim, me klubin italian që po ndiqte objektiva të tjerë në merkato dhe e la Oliveriën në planë të dytë, me Murinjon që duhet të heq dorë nga dëshira për ta pasur në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…