Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi konfiskimin e një pallati në ndërtim të biznesmenit Pëllumb Salillari, në godinë vijon normalisht puna.
Në pamje duket teksa punohet për hedhjen e betonit në katet shtesë të kompleksit, të cilat rezultojnë të jenë pa leje.
Të pashqetësuar nga policia dhe IKMT, që vendosën shiritin e konfiskimit një ditë më parë, punëtorët vijuan punën gjatë kësaj të shtune.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi të premten konfiskimin e sipërfaqes prej 1200 m² shtesa kati në kompleksin e Pëllumb Salillarit në Farkë.
Ministri Çuçi tha se ndërtuesi mund t´i shpëtojë përgjegjësisë penale nëse parablen shtesën me çmimin e tregut të indeksuar, ose në të kundërt ia dhuron shtetit.
Arena e Lajmit