Katër të rinj me origjinë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi e kishin kthyer banesën e tyre në bazë kokaine.
Shqiptarët, të moshës 18 deri në 25 vjeç, shisnin drogë në qytetin e Gavaardos, por edhe në qytete të tjera përreth.
Ata për muaj të tërë, po përdornin një apartament në qendër të qytetit si bazë operimi. Gjatë kontrolleve u sekuestruan kokainë dhe hashash.
Arena e Lajmit