Milani gati për akordin me talentin belg, ja çfarë kërkon Klub Bryzhi nga kuqezinjtë

Siç dihet tashmë prej javësh, ai i Sharl de Ketelere është padyshim emri i parë në listën e Milanit për rolin e fantazistit. Nga ajo që raportohet në “Corriere dello Sport”, drejtuesit e “Djallit” janë gati të përmirësojnë ofertën e parë, e cila ishte në vlerën e 20 milionë eurove.

DE KETELERE

Kuqezinjtë do të përpiqen të barazojnë atë që ka bërë Lidsi në drejtim të Bryzhit (30 milionë). Për më tepër, për të bindur belgët, orët e fundit ka lindur edhe hipoteza e përfshirjes në propozim edhe e disa profileve teknike.

Emrat më të nxehtë në këtë kuptim janë ata të Andreas Jungdalit, portier i Primaveras me disa grumbullime në ekipin e parë dhe Emil Robak, sulmues suedez gjithmonë në sektorin e të rinjve, për të cilin flitet shumë mirë. Që të dy janë elementë që kanë vlerësimin e Bryzhit, klub i cili në fund mund të kënaqet me 20 milionë euro dhe 20 për qind mbi shitjen e ardhshme të De Ketelerit.

PAKTI ME SHARLIN – Fakti që palët janë pranë akordit, e dëshmon edhe prania në Milano e menaxherit të De Ketelere. Mes klubit italian dhe lojtarit mund të thuhet se ka edhe një marrëveshje në vija të përgjithshme.

Në rast zbarkimi te kampionët e Italisë, 21- vjeçarin e pret një kontratë 5- vjeçare, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Gjithashtu, “Corriere dello Sport” ka zbuluar se fantazisti belg ka nisur të interesohet ethshëm për Milanin. Me sa duket, ka pasur biseda të shpeshta mes tij dhe shokëve të kombëtares, si Origi dhe Salmakers, të cilët do ta prisnin krahëhapur për të krijuar një koloni belge në gjirin e “Djallit”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Milani gati për akordin me talentin belg, ja çfarë kërkon Klub Bryzhi nga kuqezinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook