Një ditë para nisjes së mësimit, denoncimi i Partisë së Lirisë: 900 nxënës në Kamzë pa shkollë, kryebashkiaku dhe ministrja Kushi të japin llogari!

Xhixhooo

Partia e Lirisë ka bërë sot publik shqetësimin e banorëve të Kamzës sa i takon shkollës ‘Ibrahim Basha’, e cila nuk do të jetë e hapur për këtë vit të ri shkollor.

Një ditë para nisjes së procesit mësimor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, bashkë me Sekretarin Organizativ, Endrit Braimllari dëgjuan nga afër shqetësimet e banorëve të lagjes Bulçesh në Kamez. Këta të fundit thanë se penalizohen nga moshapja e shkollës 900 fëmijë, ndërsa ata detyrohen t’i çojnë 1 orë larg në shkolla të tjera.

Gjatë fjalës së saj Xhixho i bëri thirrje kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli dhe ministres Evis Kushi që të japin llogari mbi datën se kur përfundon shkolla.

“900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës. S’ka asnjë gjysme të askujt që të punojë në këtë shkollë. S’ka tabelë se kur nisin dhe kur përfundojnë punimet. prindërit i çojnë 1 orë larg fëmijët. Asnjë përgjigje, asnjë informacion se çfarë do të behet me këta 900 fëmijë në ditën e parë të shkollës. Koha për llogaridhënie ka ardhur. I bëj thirrje ministres Kushi se kur përfundojnë punimet. Zoti Suli nëse fëmija juaj do ishte pjesë e kësaj shkolle, çfarë do bënit?”, tha Xhixho.

Arena e Lajmit

Një ditë para nisjes së mësimit, denoncimi i Partisë së Lirisë: 900 nxënës në Kamzë pa shkollë, kryebashkiaku dhe ministrja Kushi të japin llogari!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook