U zbulua pranë fshatit të tij, gjendet i pajetë në anë të rrugës 62-vjeçari në Korçë, detajet e para

Ambulance 640x440 1

Një 62-vjeçar është gjetur ditën e sotme në anë të rrugës në një fshat të Korçës pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa asnjë shenjë dhune në trup.

Raportohet se shtetasi me iniciale M. K. ka ishte banor i fshatit Dërsnik, në hyrje të të cilit edhe u gjet, ndërsa dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.11.2022, rreth orës 16:45, në hyrje të fshatit Dërsnik, Korçë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi M. K., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Dërsnik.

Nga të dhëna e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

U zbulua pranë fshatit të tij, gjendet i pajetë në anë të rrugës 62-vjeçari në Korçë, detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook