VIDEO/ Cara dhe shumë vuajtje në fund, Partizani triumfon në Gjeorgji ndaj Saburtalos

Partizani e ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 ndeshjen e parë ndaj Saburtalo në turin e parë të Ligës së Konferencës.

PARTIZANI CONFERENCE LEAGUE

Të kuqve u mjaftoi goli i Carës në një sfidë ku ata u munduan më shumë të mbanin larg katërkëndorit kundërshtarët e tyre. Një ndeshje ku në minutat e fundit i ndihmoi edhe fati përballë sulmeve të pareshtura të vendasve të cilët iu afruan disa herë portës së Teqjes.

Por gjithsesi, ishte një sukses i merituar për skuadrën e Mehmetit që hedh një hap shumë të sigurt drejt kalimit në turin e dytë të turneut ndërkombëtar.

bandicam 2022-07-07 19-18-28-249

SABURTALO-PARTIZANI 0-1
47′ Cara

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+5’ Telushi ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+4’ Pas një goditje nga këndi, Nonikashvili gjuan por dërgon sferën mbi traversë.

90’+3’ Bitri rrezikon autogolin. Pas një topi të Guliashvili nga e djathta, mbrojtësi devijon por për fat jashtë katërkëndorit.

90’+1’ Teqja ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

90’+1’ Një harkim nga e majta gjen të pavendosur mbrojtjen e të kuqve, por për fat të mirë topi në shtyllën e dytë nuk gjuhet siç duhet në portë nga dy futbollistë vendas të cilët përplasen dhe i prishin punë njëri-tjetrit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Gabim i pabesueshëm i Cvetanoskit. Pas një pasimi nga e djathta ai ka në këmbët e tij goditjen e 2-0, por fluturon sferën shumë larg portës.

84’ Murataj i lë vendin në fushën e lojës Telushit.

81’ Momente paniku në zonën e Partizanit me mbrojtjen e skuadrës shqiptare që nuk arrin të largojë sferën, por për fat disa tentativa radhazi të të kuqve ndalen në këmbët e mbrojtësve me Bitrin i cili më në fund largon topin.

79’ Pas një harkimi nga e majta, Guliashvili gjuan me kokë por nuk gjen portën e të kuqve.

76’ Saburtalo ka marrë plotësisht kontrollin e lojës, me të kuqtë të cilët mundohen të thumbojnë vetëm me kundërsulme.

76’ Goshteliani mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk ka shënjestrën që duhet për të rrezikuar të kuqtë.

74’ Skuka lë fushën e lojës, aktivizohet për herë të parë me të kuqtë Cvetanoski.

72’ Pas goditjes nga këndi, Sh. Nonishashvili gjuan me kokë, por dërgon sferën mbi traversë.

71’ Mioç lëshon një predhë nga distanca, por Teqja devijon në goditje nga këndi.

68’ Skuka ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

66’ Hoti i lë vendin në fushën e lojës Ndrecës në minuta e mbetura.

66’ L. Nonikashvili dhe Kardava largohen nga fusha, për t’i bërë vend Jonilava dhe Goshteliani.

63’ Tabatadze ndëshkohet me karton të verdhë për vendasit.

60’ Një top në thellësi krijon përsëri mundësi për Skukën, i cili përpiqet të përfitojë nga kthimi me kokë mbrapa i Kakubava, por portieri i Saburtalo del dhe kontrollon sferën.

54’ Igranaja lë fushën e lojës i dëmtuar për vendasit, ndërsa aktivizohet Sh. Nonikashvili i cili merr vendin e tij në mbrojtje.

53’ Rrapaj ka një mundësi të artë për të thelluar avantazhin pasi përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe merr topin pranë zonës kundërshtare. Por ai vonohet dhe as nuk gjuan në kohë e as nuk pason për shokët e skuadrës, duke i mundësuar vendasve që të rikuperojnë sferën.

47’ GOOOL Partizani  Aksion i Skukës në të djathtë, pasimi i tij për Carën është perfekt dhe sulmuesi nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë.

46’ Rifillon dueli pa ndryshime mes dy skuadrave.

45’ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Hadroj shpëton portën e Partizanit në një moment të vështirë. Goçoleishvili kalon topin mbi mbrojtjen duke tentuar që të dërgojë sferën në të majtë për Sikharulidzen. Ndërhyrja e mbrojtësit të Partizanit dërgon sferën jashtë katërkëndorit.

43’ Skuka shpërthen në krahun e djathtë dhe detyron vendasit t’i dhurojnë një goditje këndi. Në zhvillimin e saj, Matondo gjuan nga distanca por e çon topin shumë lart mbi traversë.

37’ Murataj nga e majta harkon në mënyrë perfektë për Skukën i cili gjuan me kokë, por kalon sferën pak mbi traversën e portës së vendasve.

36’ Kardava gjuan nga distanca por nuk ka shënjestrën për të shqetësuar Teqjen.

35’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, mbrojtja e të kuqve nuk largon sferën dhe Çaduneli me kokë vë në provë Teqjen i cili është i vëmendshëm dhe kontrollon sferën.

31’ Rrapaj humb topin në mesfushë dhe i jep mundësinë vendasve të kundërsulmojnë me Guliashvili. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Belica jashtë katërkëndorit.

30’ Pas shumë minutave në qetësi, një vertikalizim i gjatë shkon për Skukën në qendër por portieri i vendasve kupton gjithçka.

22’ Cara merr topin në krahun e majtë dhe krijon hapësirën për të gjuajtur, por tentativa e tij është shumë e gabuar pasi sfera shkon larg katërkëndorit.

16’ Vendasit ekzekutojnë një goditje këndi me skemë duke çuar topin te Tabatadze i cili gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Teqjes.

15’ Partizani humb topin në sulm dhe i krijon mundësinë vendasve të nisen në kundërsulm. Sikharulidze nga e majta gjuan por Hadroj bllokon dhe dërgon topin në këndore.

12’ Tani është skuadra gjeorgjiane ajo që ka kontrollin e topit me të kuqtë që kanë lëshuar terren duke menduar më shumë për kundërsulmet.

8’ Skuka ka mundësinë të rrezikojë pas një topi të gjatë në zonë, por Igrenaja kthen topin me kokë te portieri.

5’ Minutat e para janë vetëm studim nga të dy ekipet, pasi ka qarkullim të gjatë topi, por pa iu afruar zonave të rreptësisë kundërshtare.

1’ Nis dueli në Gori me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE:

9789789

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Cara dhe shumë vuajtje në fund, Partizani triumfon në Gjeorgji ndaj Saburtalos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook