VIDEO/ U largua si dështim nga Tirana, sulmuesi gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës

U transferua me bujë në janar të vitit 2021, por sulmuesi finlandez Tim Vairinen rezultoi një dështim i madh te bardheblutë, duke mos lënë asnjë gjurmë. 29-vjeçari u aktivizua 15 ndeshje me fanellën e Tiranës, por nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Vayrinen

Pas aventurës të dështuar te Tirana, Vairinen u rikthye në kampionatin finlandez duke u transferuar te KuPS. Ditën e sotme sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj gjeorgjianëve të Dila Gorës, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të KuPS.

Vairinen arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të. Për më tepër shikoni realizimin e finlandezit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ U largua si dështim nga Tirana, sulmuesi gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook