Rihapen hetimet për zhdukjen e këngëtarit të Tallavasë, Renato Hamzës.
“BalkanWeb” mëson se në qytetin e Elbasanit është zhvarrosur një kufomë. Dyshohet se kufoma e zhvarrosur i përket ‘Renit të Elbasanit’
Kujtojmë se këngëtari i tallavasë i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit është parë për herë të fundit më 29 qershor të vitit 2014. Prej kësaj dite nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë e nxori nga shtëpia ku jeton me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë.
Arena e Lajmit