A ka përmbushur SPAK detyrën në këto 3 vite? Arben Kraja: Pritshmëritë ngrihen në bazë të opinioneve, ne punojmë me prova

Arben Kraja 3

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja pohoi se në këto 3 vite punë nga ky institucion është bërë shumë, sidomos sa i takon rritjes së nivelit të besimit te qytetarët, por dhe te institucionet ndërkombëtare.

Deklarata e tij u bë sot në një intervistë për RTSH.

INTERVISTA
Ju besoj që jeni i vetëdijshëm se shqiptarët presin nga SPAK që të zhbëjë padrejtësinë që është bërë në 30 vite…

Këtë ndjesi kam marrë që kur kam arrë detyrën. Ka pasur pritshmëri nga qytetarët. Por pritshmëria për të ngritur punën dhe atë që presin qytetarët, mund të mos ketë mospërputhje. Kemi punuar fortë. Pritshmëritë ngrihen në bazë të opinioneve ne punojmë në bazën e provave. S’mund të jetë e njëjta pritshmëri. Prokurorët janë të vendosur që të t’i shkojnë rasteve deri në fund.

Kush jeni ju?
jam Arben Kraja. Jam nga Shkodra. Kam marrë kulturën e familjes, jam krenar që jam ky që jam sot. Në pjesën më të madhe kam punuar si prokuror.

Mes prokurorit të zakonshëm dhe atij të SPAK ka ndryshim?
Patjetër që po. Nga pritshmëria e njerëzve dhe nga procedura e përzgjedhjes në SPAK. Ata kanë kaluar vettingun në formë të prerë. Pjesa tjetër, përballen me sfida që prokurorët e tjerë nuk përballen. Me rrezikshmëri të lartë, me zyrtarë të lartë, me çështje komplekse. Është diferencë e madhe mes prokurorëve të SPAK dhe prokurorëve të tjerë.

Njerëzit presin që prokurorët e SPAK të jenë me integritet. Por perceptimi ndryshon nga faktet. Në këto 3 vite SPAK s’ka rezultat konkret si në luftën kundër korrupsionit…
Nëse flasin për integritetin s’ka nevojë që të diskutojmë. Të gjithë prokurorët janë me integritet. Pritshmëria, është fushë tjetër pune. Normalisht njerëzit kanë pritur shumë, por dhe punë është bërë shumë. Që të ngresh një institucion nga e para, duke përzgjedhur Byronë Kombëtare të Hetimit, por është punuar dhe në kushte të vështira, në aspektin e krijimit të ambienteve dhe infrastrukturës. Rezultate ka pasur, në fushën e rimit të organizuar, që kemi punuar për të rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë. Treguesit janë të tillë se ne punojmë me autoritet e huaja.

A ka përmbushur SPAK detyrën në këto 3 vite? Arben Kraja: Pritshmëritë ngrihen në bazë të opinioneve, ne punojmë me prova

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook