BBC: Bandat shqiptare ‘joshin’ emigrantët e kampeve në Francë duke u paguar kalimin në Britani dhe i punësojnë në industrinë e drogës

Bbc

Bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e emigrantëve në Francën Veriore si një terren rekrutimi duke ofruar të paguajnë kalimin e atyre që janë të përgatitur për të punuar në industrinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC sjell një artikull të zgjeruar duke pasqyruar situatën me emigrantët shqiptarë dhe rekrutimin e tyre nga trafikantët e lëndëve narkotike.

Shqiptarët përbëjnë rreth një të tretën e pothuajse 40,000 njerëzve që kanë mbërritur me varka të vogla deri më tani këtë vit, sipas shifrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarët e lartë të policisë dhe emigracionit në të dy anët e Kanalit janë të shqetësuar nga rritja e rolit të ndërmjetësve shqiptarë në lehtësimin e kalimeve.

BBC intervistoi shqiptarët që udhëtuan drejt bregdetit francez për të kaluar Kanalin drejt Britanisë së Madhe me varka të vogla.

“Ata na treguan për shërbimet e ndryshme të ofrimit të kontrabandës me njerëz, ku shqiptarët vepronin kryesisht si ndërmjetës për rrjetet e tjera të drejtuara shpesh nga kurdët e Irakut, të cilët kontrollojnë operacionet e varkave të vogla.

Udhëtuam edhe në Shqipëri dhe pamë sesi qytetet pranë kryeqytetit Tiranë kanë mbetur thuajse bosh, me shumë të rinj shqiptarë të joshur drejt Francës. Duke u paraqitur si emigrantë, ne kontaktuam dy kontrabandistë shqiptarë që reklamonin klientët në rrjetet sociale. Të dy u përgjigjën brenda gjysmë ore.

Na u dha mundësia të paguanim në Francë përpara nisjes, ose përmes një garantuesi pas mbërritjes në Angli. Dhe na u dhanë këshilla për të kërkuar azil.

“Unë do t’ju ndihmoj të kaloni nga Calais në MB,” tha njëri.

Ne pyetëm se çfarë të ndodhë nga policia kur të mbërrijmë në MB?

Përgjigja: “Do të të arrestojnë me siguri,” tha njëri, por duhet të kërkoni azil. Vetëm ata që nuk kërkuan azil u kthyen. Të tjerët nuk patën asnjë problem. Duhet të shpikni një arsye pse jeni këtu. Njerëzit zakonisht thonë se kanë borxhe, probleme në përgjithësi.

Një zyrtar i lartë francez, i fokusuar në këtë fushë konfirmoi se shqiptarët aktualisht po luajnë rolin e ndërmjetësve, duke lidhur emigrantët shqiptarë me bandat e kontrabandës irakiako-kurde.

Duke folur jashtë rekordeve, ai tha se rrjetet kurdo-irakiane drejtojnë aktualisht 80% të operacioneve me varka të vogla, por se autoritetet franceze janë të shqetësuara për mundësinë që shtetasit shqiptarë të krijojnë operacionet e tyre të pavarura, me rrezikun e konfliktit të dhunshëm midis grupeve.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur me varka të vogla këtë vit, pothuajse të gjithë të rinj që udhëtojnë vetëm.

Një ish-migrant shqiptar, i cili punonte ilegalisht në Britaninë e Madhe për një dekadë, na tha se gjysma e stafit emigrant në kantierin e tij ishte joshur nga bandat e drogës që ofronin paga më të larta.

Andrea Wilson, zëvendësdrejtor në Agjencinë Kombëtare të Krimit, thotë se tregu i drogës kriminale në MB është një tërheqje e rëndësishme për njerëzit që do të vijnë.

BBC: Bandat shqiptare ‘joshin’ emigrantët e kampeve në Francë duke u paguar kalimin në Britani dhe i punësojnë në industrinë e drogës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook