Dita e sotme për Juventusin ka qenë e fokusuar te Anhel Di Maria, me argjentinasin që po kryen vizitat mjekësore dhe pritet të hedhë firmën në kontratën me klubin në orët e ardhshme. Sidoqoftë duket se kjo ditë për Juventusin nuk do të mbyllet me argjentinasit, pasi “Zonja” është në pritje të Pol Pogba që do të mbërrijë në Torino në orët e ardhshme.
Sipas raportimet nga mediat italiane francezi pritet të mbërrijë në Itali me një fluturim privat në orët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësorë ditën e nesërme, me Pogba që ka postuar gjithashtu një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke udhëtuar drejt Torinos.
29-vjeçari është kështu shumë pranë rikthimit te Juventusi, me bardhezinjtë që do të finalizojnë kështu një tjetër goditje të madhe në merkato.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…