EKSKLUZIVE/ Nga elita në Kategorinë e Parë, presidenti Bardhi zbulon planet: Ndërtojmë ekipin që do të sigurojë ngjitjen

Brenda një viti kalen darik Dinamo e gjen veten në një situatë krejt tjetër. Nëse në korrikun e 2021-shit organizohej për ekipin e Superiores, tani po bëhet gati për Kategorinë e Parë. Gjatë kësaj periudhe Adrian Bardhi ka përjetuar jo pak zhgënjime dhe sigurisht ka nxjerrë mësime. Në një prononcim për “Panorama Sport”, presidenti flet për përgatitjet e bluve për sezonin e ardhshëm dhe thekson se nuk mund të përsëriten kurrsesi gabimet që u bënë në elitë.

bardhi adrian

“Ne po punojmë me shumë qetësi për sezonin e ri dhe të ardhmen e Dinamos. Pa zhurmë dhe pa eufori. Nuk mund të bëjmë përsëri të njëjtat gabime si kampionatin e fundit, që ishin me shumicë. Po krijojmë një strukturë të shëndoshë klubi, në mënyrë që të funksionojnë si duhet të gjitha hallkat. Jemi maksimalisht të angazhuar bashkë me ortakun Kristjan Gjidodaj që ta kthejmë Dinamon aty ku i takon. Kemi menduar për gjithçka, për çdo detaj dhe do të veprojmë gradualisht”, thotë fillimisht numri një i klubit kryeqytetas.

SKUADRA DHE MERKATOJA Strategjia e bluve këtë verë ndryshon në merkato, sepse baza e ekipit është. Presidenti pohon se edhe me afrimet e reja do të formohet një ekip që jo vetëm do të synojë rikthimin në Superiore, por që të jetë në gjendje të garojë me sukses në elitë pa shumë ndërhyrje.

“Ne grupin pak a shumë e kemi. Vetëm 4-5 lojtarë kanë ikur. Pra, e kemi bazën. Kuptohet që po punohet edhe në merkato. Është e vërtetë që jemi në bisedime me Porton B për të marrë në huazim dy lojtarë të rinj. Të shohim tani. Ka edhe pista të tjera. Për këtë pjesë do të diskutojmë edhe me trajnerin e ri. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një Dinamo që të jetë në gjendje të rikthehet në Superiore, por jo vetëm kaq. Kjo skuadër do të jetë edhe baza e asaj që do të marrë pjesë në Superiore në masën 70-80 për qind. Por më mirë këtë t’ia lëmë kohës. Rëndësi ka të kemi një Dinamo të fortë dhe serioze. Të respektojmë garën, kundërshtarët, dhe të arrijmë objektivin. Mbi të gjitha, të kemi një Dinamo me karakter, siç e kam thënë gjithmonë”, përfundoi Bardhi.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Nga elita në Kategorinë e Parë, presidenti Bardhi zbulon planet: Ndërtojmë ekipin që do të sigurojë ngjitjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook