“Fatkeqësi e madhe”, Tabaku për aksionin te “Prestige Resort”: Arsyeja, media e lirë. Aksioni për katet pa leje? Deja vu e 2013, duan të heqin vëmendjen nga kriza

Joirda Tabaku

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku foli sot në News24 për aksionin e IKMT dhe policisë në “Prestige Resort”.

Ajo e cilësoi një fatkeqësi të madhe në mes të sezonit turistik, të papranueshme dhe larg standardeve europiane.

“Ka qenë fatkeqësi që ndodhi në mes të sezonit turistik, por ndodhi për arsye që lidhen me lirinë e medias. Qeveria i detyrohet në arbitrazh 110 mln euro.
Në rastin më të mirë nëse qeveria ka mbyllur sytë dhe e ka lejuar është faji i qeverisë. Nëse ka qenë ndërtim me leje, më duket e papranueshme dhe s’më duket afër asnjë standardi europian. Askush nuk merr masa për 5 kate pa leje në mes të Tiranës”, tha Tabaku.

Ajo foli dhe për aksionin për katet pa leje, teksa tha se është qeveria ajo që i ka lejuar, teksa opozita ka denoncuar veçanërisht. Sipas saj duan të heqin vëmendjen nga kriza.

“Katet pa leje nuk i ka lënë opozita. Kemi 9 vite në opozitë, ashtu siç edhe në bashkinë e Tiranës nuk qeveris opozita. Nuk mund të ngrihet një pallat pa e ditur shteti, kur ke çdo institucion. Më duket një deja vu i 2013, duan të heqin vëmendjen nga kriza, të krijojnë tema debati të tjera”, u shpreh Tabaku.

“Fatkeqësi e madhe”, Tabaku për aksionin te “Prestige Resort”: Arsyeja, media e lirë. Aksioni për katet pa leje? Deja vu e 2013, duan të heqin vëmendjen nga kriza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook