FOTO+VIDEO/ Zjarr te “Guri i Capit” në zonën e mbrojtur, pamjet nga vendi i ngjarjes

Jarr Ne Korce

Zjarr në zonën e quajtur “Guri i Capit” në pjesën e zonës së mbrojtur në kufi me Devollin. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se zjarri ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Punonjësit e zonave të mbrojtura kanë zbritur në terren dhe kanë bërë vlerësimin e zjarrit, ndërsa sot janë 20 forca nga bashkia Korcë, Devolli dhe njësia administrative Drenovë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas punonjësve të zjarrfikëses, zona ku ka rënë zjarri kalohet edhe nga mjetet e zjarrfikëseve çka do i ndihmojë në eliminimin e vatrave.

Po sipas tyre zjarri është sipërfaqësor dhe deri në këto momente nuk ka kapur kurorën. Vatrat janë endë aktive, ndërsa sipërfaqja e djegur nuk dihet akoma.

Si fillim u raportuara për 5 hektarë të djegura nga zjarri, por duket se flakët kanë shkaktuar më shumë dëme.

Arena e Lajmit

FOTO+VIDEO/ Zjarr te “Guri i Capit” në zonën e mbrojtur, pamjet nga vendi i ngjarjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook