“HSC”-ja do të jetë e ardhmja, njihuni me tredhëmbëshin e ri të sulmit të Partizanit

Pas largimit të Zhuniorit në fund të sezonit, duket se Partizani ka arritur të gjejë një tjetër “trident”, ndoshta edhe më të rrezikshëm. Hoti-Skuka-Cara (HSC) janë tre lojtarët, që vulosën fitoren ndaj Saburtalos.

marku partizani

Ish-mesfushori i Tiranës dha vertikalizimin “e telekomanduar” për Skukën, me këtë të fundit, që u shmang plot klas dhe shërbeu për Carën. Kavajasi u kujdes mirë të postonte topin në rrjetë dhe të çonte në peshë gjithë tifozët e kuq.

Ky gol nuk ishte aspak rastësi, por rrjedhë e asaj që këta tre lojtarë kanë bërë në ndeshjet miqësore dhe në stërvitjet e drejtuara nga Mehmeti. Ata merren vesh në mënyrë perfekte dhe në sezonin e ri pritet të jenë një “shtyllë” e fortë, ku Mehmeti do të bazojë lojën e gjithë skuadrës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“HSC”-ja do të jetë e ardhmja, njihuni me tredhëmbëshin e ri të sulmit të Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook