Ikin dritat në pushim, një qen “inspekton” tribunat. Njihuni me pikantet e suksesit të Partizanit ndaj Saburtalos

Ndeshja mes Partizanit dhe Saburtalos, e zhvilluar dje në Gori, kishte disa momente të veçanta. Ikën dritat e gjithashtu nga shkallët e stadiumit e ndoqi sfidën me vëmendje edhe një “tifoz” me katër këmbë.

partizani

* Prani e ulët tifozësh në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, që ndodhet në stadiumin e Gorit, rreth 60 kilometra larg Tbilisit, ku ndodhet edhe shtëpia e Saburtalos. Në impiantin modest ishin rreth700 tifozë të pranishëm. Në sfond dëgjohen kore të zbehta me zëra fëmijësh.

* Herë pas here ikin dritat. Pjesa e parë u luajt pa tabelë elektronike në stadium.

* Pjesa e dytë nis me 17 minuta vonesë për shkak se në stadium mungon energjia elektrike për të ndriçuar fushën. Stadiumi i Gorit gjithashtu nuk e posedon një gjenerator, si masë rezervë.

* Pjesa më e madhe e tifozëve të pranishëm ishin familjarë, që kishin ardhur të shijonin këtë sfidë, por jo vetëm. Në impiantin e qytetit të Gorit, në tribunën ku ishin të vendosur tifozët e Saburtalos, ishte akomoduar edhe një qen, i cili qëndronte i ulur në një prej ndenjëseve. Kafsha ishte mes tifozëve, të cilëve nuk u bënte përshtypje diçka e tillë, ndaj me sa duket tifozi i veçantë ka qenë një “i abonuar” në ndeshjet e futbollit në këtë impiant.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ikin dritat në pushim, një qen “inspekton” tribunat. Njihuni me pikantet e suksesit të Partizanit ndaj Saburtalos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook